U ekzekutua me 8 plumba në kokë, dalin pamjet nga momenti i vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar në Athinë

0
U ekzekutua me 8 plumba në kokë, dalin pamjet nga momenti i vrasjes

Disa ditë më parë në një kafene në Sepolia në Athinë mbeti i ekzekutuar 32-vjeçari shqiptar Aristidh Papa. Mediat greke kanë publikuar momentet e vrasjes së 32-vjeçarit.

Në pamje shihet që vrasësi vjen nga pas dhe qëllon në një kafene në Sepolia Aristidh Papën.about:blank

Megjithëse i plagosur për vdekje, 32-vjeçari është zvarritur brenda kafenesë dhe ka qëndruar për 18 sekonda duke parë jashtë derës derisa më pas ka rënë pa ndjenja.

Viktima ishte i përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe ishte tentuar të paktën 4 herë të tjera të ekzekutohej, madje viktima ishte shprehur në rrethin e tij shoqëror se ishte i bindur se do të vdiste pasi kishte armiq të shumtë.

Sipas policisë greke Aristidh Papas ishte anëtar i bandës në rrugën Aharnon në qendër të Athinës. Banda shpërndante lëndë narkotike në zonën e qendrës së kryeqytetit helen.

Në rrethana të paqarta anëtarët e saj u grindën për një sasi 500 gramë kanabis dhe nga shokë të ngushtë, u kthyen në armiq fatal për njëri-tjetrin.

Në më pak se 1 vit, 12 djem të rinj të moshave 18-27 vjeç, anëtarë të bandës u ekzekutuan në rrugët e Athinës, ndërsa të tjerë u arrestuan mes të cilëve edhe viktima Papas i cili u burgos deri në vitin 2019.

Autoritet greke janë të bindura se autori është një prej ish anëtarëve të bandës që është liruar nga burgu kohët e fundit, por nuk përjashtohet edhe vrasja për afera të reja mes viktimës dhe porisitësit të vrasjes së tij.

Artikulli i mëparshëmKongresmeni amerikan kërkon provat që kanë fundosur Sali Berishën/ Blinken nuk i jep një përgjigje sqaruese
Artikulli i radhësPse u qëllua në gjoks avokati Adriatik Cama? Artan Hoxha bën deklaratën e papritur