Plagosja me plumb në gjoks e avokatit Adriatik Cama, gazetari investigativ Artan Hoxha deklaron se nuk ka qenë fare e rastësishme.
Hoxha thotë se avokati është konsideruar njësh me viktimën Kudret Saliaj, prandaj dhe është qëlluar për t’u eliminuar.
Kjo është shumë e rëndë thotë Hoxha në Opinion, duke kritikuar Dhomën Kombëtare të Avokatëve që nuk reagon për këtë rast.
Pjesë nga biseda:
Artan Hoxha: Ata e kanë bërë njësh edhe avokatin bashkë me viktimën. Nuk e kanë ndarë. Kjo është shumë e rëndë.
Blendi Fevziu: Ka qëlluar për ta vrarë dhe avokatin?
Artan Hoxha: Ka qëlluar në gjoks avokatin. Dhoma kombëtare duhet të reagonte. Nuk qëllohet avokati. Ai është një profesionist që bën punën. Ata e kanë identifikuar avokatin si pjesë të problemit të tyre. E kanë paramenduar çdo gjë me detaje.