“Ndodhi në 48 sekonda”, gazetarja e njohur tregon detaje nga vrasja pranë Gjykatës së Tiranës

0
“Ndodhi në 48 sekonda”, gazetarja e njohur tregon detaje nga

Gazetarja e njohur investigative Klodiana Lala, deklaroi se ngjarja e rëndë ku 53-vjeçari Merxhit Picari vrau ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj, ndodhi në vetëm 48 sekonda.

Duke iu referuar prokurorisë, Lala u shpreh se në periudhë kohore, ish-bashkëshortja e viktimës, Dhurata Saliaj ia ka dhënë çantën me armë brenda të atit të saj, dhe ky i fundit e ka mbushur për të kryer vrasjen.

Sipas Lalës, Mexhit Picari e ka ekzekutuar ish-dhëndrin e tij me 3-4 plumba.

”Në 48 sekonda thotë prokuroria, Dhurata ngrihet nga vendi ku ishte ulur, i afron çantën babait. Babai merr cantën, në 4 sekonda tenton ta mbushë armën. E qëllon viktimën me 3-4 plumba dhe më një plumb në anën e djathtë qëllon avokatin dhe çohet, largohet.  Në moment, vajza ka hedhur kapuçin në kokë, ka marr një taksi dhe  ka telefonuar babain: “Babi ndërrrohu, unë po kthehem”. Për të fshehur krimin Mexhit Picari thotë që është gjetur rastësisht në lokal dhe ishte i vetëm, ndërkohë që kamerat e kanë filmuar që ishin bashkë. Ai thotë ndërsa isha në lokal, erdhi Kudreti, ndërkopë që Kuidreti ishte në lokal. Prokuroria thotë që babë e bijë kanë bashkëpunuar intensivisht. Dhurata Saliaj e ka mbajtur pistoletën në çantë dhe ja ka afruar babait në momentin e ngjarjes”, tha Lala.

Artikulli i mëparshëmSpartak Ngjela zbulon detajet “BOMBË”/ Ja çfarë fshihet pas vizitës urgjente dhe të paparashikuar të Ramës në Hungari…
Artikulli i radhës“U fut në gjykatë me pistoletë”, Klodiana Lala zbulon telefonatën e fundit të Kudret Saliaj me djalin e tij