Gazetari i njohur Artan Hoxha ka treguar telefonatën që ka pasur me të ëmën e Elvis Troqes. I ftuar në emisionin “Opinion”, ai tregoi se kishte marrë të atin për ta pyetur për vrasjen e Delon Troqes, por në celular i ishte përgjigjur gruaja.
Ajo i kishte rrëfyer që i shoqi kishte ndërruar jetë disa kohë më parë, pa e gjetur trupin e të birit, për të cilin ishte i bindur se nuk ishte gjallë.
“I rashë babit të Elvis Troqes. Mu përgjigj nëna. Babai më ka ardhur në Himarë dhe më ka thënë çfarë mund të bëjmë për këtë gjë. Më tha ta gjejmë që të kemi një varr që ta qajmë. Atë ditë që e mora në telefon, ai kishte vdekur nga marazi. E mora për ta pyetur për Delonin dhe e ndërpreva telefonatën. Po ikin prindërit dhe nuk kanë arritur që të gjejnë as trupat e fëmijëve,”-tha ai.