E RËNDË/ E pushuan nga puna, sanitarja e QSUT plas skandalin dhe tregon gjithë sekretet! Në spital kam paketuar të vdekurit, i lanim trupat dhe…

0
E RËNDË/ E pushuan nga puna, sanitarja e QSUT plas skandalin dhe

“Historia Ime” në “Tv Klan” trajtoi sot një rast që ka në thelb raportin punëdhënës-punëmarrës. Një grua nga Mirdita, e cila prej 8 vjetësh jeton në Tiranë, në datën 8 Shkurt 2021 është marrë në punë si sanitare dhe ka firmosur një kontratë pune, ndërsa në datën 5 Maj është hequr nga puna pa asnjë paralajmërim me arsyen e mospërmbushjes së detyrave funksionale të punës.

Arsyeja pse ajo iu drejtua emisionit është zbardhja e së vërtetës së largimit nga puna.

Institucioni ku zonja ka punuar është Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në të cilin ajo u pranua me anë të një aplikimi online.

Pas 2 javësh në punë, i kanë sjellë një vendim të brendshëm me të cilin ajo është lejuar të punojë si sanitare. Pas mbylljes së spitalit Covid 3, janë transferuar në Infektiv. Përveç punës si sanitare, ajo dhe koleget e saj janë urdhëruar të bëjnë punë të tjera, jashtë përshkrimit të punës së tyre, si larja e trupave të personave që kishin ndërruar jetë.

Sanitarja X: Ne kemi bërë punë që nuk na takonin, madje.

Mirela Milori: Si punë që nuk të takojnë?

Sanitarja X: Kemi marrë pjesë edhe te të vdekurit, si paketim.

Mirela Milori: Pra njerëzit që kanë ndërruar jetë, ju sanitaret i bënit gati për t’i përcjellë në morg ose të familjarët?

Mirela Milori: Ishe vetëm ti apo të gjitha sanitaret?

Sanitarja X: Kishte edhe të tjera, por unë i kam pak problem.

Mirela Milori: Ishte e vështirë për ty? Iu the që unë nuk mundem dot ta bëj?

Sanitarja X: Po, por kishte nga ata që nuk donin tia dinin.

Zonja thotë se nuk ka marrë një komunikim nga një person fizik për pushimin nga puna, thjesht i kanë dërguar një letër në të cilën motivi i shkruar i pushimit nga puna ishte “arsye e mospërmbushjes së detyrave funksionale të punës”.

Ajo tregon se përgjithësisht ka patur një raport të mirë me kolegët dhe e kanë ndihmuar njëri-tjetrin, sidomos gjatë muajve në spitalin Covid 3, në të cilin punonin të veshur me masat mbrojtëse. Aktualisht zonja është krahu i vetëm i punës në familje, pasi bashkëshorti nuk punon dot për shkak të një aksidenti.

Pyetjes së zonjës i është përgjigjur juristja Ana Pertena.

“Nuk ka një masë përcaktuese që ta dimë se deri ku shkon mundësia e saj për të punuar dhe deri ku ndërpritet pasi nuk ka një përshkrim pune të mirëfilltë. Megjithatë, mendoj që është gjetur një handikap ligjor për ta hequr, mendoj që janë rekrutuar përkohësisht, ka ikur koha e pandemisë, pasi përkon me hapësirën kohore dhe i kanë larguar“.

Mirela Milori: Me këtë lloj motivacioni, a ka ndonjë hapësirë ligjore që zonja të apelojë?

Ana Pertena: Në një rast tjetër, kur zonja do të kishte më shumë kohë pune, po, mund t’i drejtohej gjykatës, pasi është edhe brenda afateve për të përfituar çfarë i takojnë. Por mendoj që nuk ka as vjetërsi në punë në këtë institucion, thjesht ndonjë dëm moral, por që nuk ia vlen.

Artikulli i mëparshëmShkencëtarët amerikanë bëjnë zbulimin shokues, tregojnë origjinën e koronavirusit: Nuk ka ardhur nga lakuriqët e natës, por…
Artikulli i radhësArtan Hoxha zbulon kush do ta drejtojë PD-në pas 13-qershorit: Beteja e radhës vjen shumë shpejt!