Apple prezanton shërbime të reja” Do ruajë kartat ID tek iPhone

0

Apple deklaroi se do të ofrojë mundësinë për të ruajtur në mënyrë dixhitale tek iPhone kartat e identifikimit të emetuara nga shteti dhe ka shtuar mbrojtjet e privatësisë së përdoruesit në shërbimin iCloud dhe aplikacionet e email,  në përditësimin e software të pajisjeve. Kompania tregoi gjithashtu përditësime të aplikacionit “FaceTime”, duke shtuar mundësinë për të programuar thirrje me disa pjesëmarrës dhe për ta bërë software-in të përshtatshëm me pajisjet Android dhe Windows.

Kjo lëvizje, që e vendos Apple në konkurrencë më direkte me kompani si Zoom, që fituan famë gjatë pandemisë, është lajmërimi i parë i madh nga takimi vjetor i kompanisë me programuesit e software-it.  Apple theksoi se përdoruesit do të mund të skanojnë kartat ID të emetuara nga shteti dhe kartat do të enkriptohen në një portofol dixhital të përdoruesit, ku kompania ofron aktualisht aftësinë për të ruajtur kartat e kreditit dhe kartat tranzit për disa qytete amerikane.

Kompania po bashkëpunon me Administratën e Sigurisë së Transportit për të pranuar kartat ID dixhitale në aeroporte. Apple ndryshoi emrin e shërbimit me pagesë të ruajtjes iCloud në iCloud+, dhe shtoi karakteristika të privatësisë.  Një prej tyre, e quajtur varësia private, fsheh identitetin e përdoruesit dhe sjelljen e kërkimit në internet nga Apple dhe reklamuesit.  Një tjetër, lejon përdoruesit të fshehin adresën e-mail kur plotësojnë formularët në rrjet.

Apple theksoi se çmimi i iCloud nuk do ndryshojë pavarësisht karakteristikave të reja.   Kompania prezantoi gjithashtu një mënyrë të re për të gjurmuar kur aplikacionet palë të treta të shërbimeve dërgojnë të dhëna  dhe theksoi se Siri nuk do ketë nevojë më që të lidhet me serverat e Apple për t’u përgjigjur për disa kërkesa.   Disa karakteristika që publikoi apple së fundmi, përfshirë mundësinë për të kapur një foto të një shenje dhe përdorur inteligjencën artificiale për të nxjerrë tekstin e shkruar, kanë qenë prezente tek rivali Android prej vitesh.

Artikulli i mëparshëm“Haraçi” i paguar nga Colonial/ SHBA konfiskon 2.3 milion USD në bitcoin
Artikulli i radhësOBSH: Një pandemi me dy korsi – “Vendet e pasura janë të mbrojtura. Të varfërit, ende të ekspozuar”