Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Maks Velo, simbol i protestës tonë!

0

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka quajtur Maks Velon simbol të protestës së saj, ndërsa shpreh keqardhjen për ndarjen e tij nga jeta.

Në një postim në faqen e saj zyrtare, ku ka bashkangjitur edhe një video të Maks Velos në një nga protestat e zhvilluara përpara Teatrit, Aleanca shkruan se largimi i tij është humbje e madhe për shoqërinë shqiptare.

“Maks Velo ishte një nga mbrojtësit e parë të Teatrit dhe një nga simbolet e protestës tonë. Nuk heshte edhe kur kishte plot që donin t’i hiqnin fjalën, te Sheshi i Teatrit duket sikur gjeti qetësinë për të thënë ato që mbante kyçur në mendjen dhe shpirtin e tij prej vitesh.

Largimi i tij është një humbje e madhe për të dashurit dhe miqtë e tij. Por ajo është dhe një humbje për shoqërinë shqiptare, për mendimin e lirë, dhe për ata që nuk bëjnë kompromis me lirinë e tyre edhe kur dënohen për të!

U prehsh në paqe Profesor Maksi”, përfundon postimi.

Artikulli i mëparshëmRama reagon për vdekjen e Maks Velos
Artikulli i radhësRregullat për rihapjen e bareve dhe restoranteve/ Ja çfarë duhet të zbatojnë ata që do të rihapen