Erion Veliaj zotëron aftësinë e mahnitshme të të gjithë atyre që i besojnë deri në fund fallcitetit të vet. Ndonëse vetëm pak kohë më parë rrjeti vloi nga një serial i animuar, “Aventurat e Uriah Fikut”, ku kryebashkiaku satirizohej me faktin se ai bënte sikur shkonte në punë me biçikletë, ndërkohë që atë e nxirrte nga makina vetëm në metrat e fundit para zyrës, Veliaj nuk heq dorë nga kjo shtirje.
Radhën për të qenë aktor i këtij skeçi ka qenë këtë radhë komisionieri i BE për zgjerimin që gjendej për samitin e vendeve të ballkanit perendimor që zhvillohet në Tiranë. Në kuadër të kësaj vizite Oliver Varhelyi ishte sot me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, për të vizituar nga afër Muzeun Historik Kombëtar, në të cilin po kryhen punime me financim të BE-së.
Por, pasi janë larguar nga sheshi Skënderbej dhe janë drejtuar në afërsi të ambienteve të Bashkisë, aty iu është shfaqur përballë Erion Veliaj duke “pedaluar rastësisiht” me biçikletë. Veliaj frenoi dhe kryemomisionerit që nuk e njihte ia prezantoi ambasadori Soreca.
Nuk dihet nëse ishte diplomati i BE që e kishte paralajmëruar kryebashkiakun për këtë takim “të papritur”, apo Lali i kishte vënë ndonjë “patronazhist” nga mbrapa dërgatës së BE-së që ai ta lajmëronte kur delegacioni të kalonte në sheshin Skënderbej.Por fakti është se kjo rastësi u shndërrua në lajm kombëtar.
Që “takimi” ishte i parashikuar të ndodhte këtë e vërtetuan më pas edhe mediat pranë Veliajt që jo vetëm e publikuan lajmin por e botuan ate me të njëjtin tekst, nga fjala e parë deri tek e fundit, ashtu sikurse ndodh gjithmonë me njoftimet që shpërndahen nga zyra e stërmadhe e bashkisë.Atë e vërteton edhe fakti se Veliaj nuk e përdor kurrë rregullisht biçikletën, por vetëm kur i duhet për efekte propogandistike të paraqitjeve publike.
Në ato pak TV të pakontrolluara prej tij janë shfaqur sa e sa video ku kryebashkiaku jo vetëm tregohet që zbret me veturë para zyrës së tij, por madje edhe i shoqëruar me badigardë që i shtyjnë me dhunë gazetarët që duan të bëjnë pyetje të papërgatitura.
Por ashtu sikurse në serialin e animuar “Aventurat e lali fikut” ai i hypi këtë herë dyrrotakut sepse emri i tij duhej bërë me patjetër lajm në ditën kur do të flitjej për samitin BE Ballkan që zhvillohej në Tiranë. Dhe e dyta sepse ishte mirë që zyrtarët e Brukselit të shikonin me sytë e tyre një kryebashkiak atipik që shëtit qytetin e tij me biçikletë.
Ashtu siç do ti bëjë shqiptarët të mendojnë se e ka nisur kariren si shitës ambulant frutash, ashtu sikurse do ti bëjë të besojnë se dasmën e bëri me kursimet e mamasë, ashtu sikurse pozon me fëmijët në 1 qershor, duke pasur në sfond sahatin dhe qiellin e retushuar nga kullat, po me të njëjtëm mënyrë, ai do të hiqet edhe para zyrtarëve perendimorë si një biçiklist i devotshëm.