Një aksident me pasojë një të vdekur dhe 6 të plagosur ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Lazaren.
Mësohet se viktima është Ardjan Xhaja, polic në burgun e Peqinit.
Po ashtu mësohet se të plagosur kanë mbetur A.Senja, 53 vjeç, N.Hysa, 60 vjeç, G.Baku, 60 vjeç, M.Hysa, 30 vjeç, K.Hasa, 27-vjeç si dhe Ma.Ranxha, 50 vjeç.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.