Serie A/ Gjithnjë e më pak shanse për të rifilluar. 6 raste të reja me koronavirus tek Fiorentina

0

Koronavirus godet fort edhe njëherë Fiorentinën. Pas rasteve të pozitivitetit në mars të Vlahovic, Cutrone e Pezzella, në kampin viola regjistrohen 6 raste të tjerë: “Si pasojë e kontrolleve në laborator kryer pasditen e djeshme, ACF Fiorentina komunikon se janë identifikuar 3 futbollistë e 3 të stafit teknico-sanitar pozitivë me Covid 19. Shoqëria ka vepruar menjëherë sipas protokollit duke i vënë në izolim personat e përfshirë”.

“Nesër në mëngjes janë parashikuar për pjesën tjetër të grupit vizitat mjekësore sportive përgatitore në fillim të aktivitetit fakultativ në fushë” vazhdon komunikata. Lojtarët, me sa kuptohet, janë të gjithë pa simptoma e ndihen mirë.

Pikërisht në ditën e takimit mes Figc e Komitetit Tekniko-Shkencor mbi protokollet e rinisjes së stërvitjeve të grupit e të kampionateve, vjen lajmi nga Firence që është vërtetë një goditje e rëndë për futbollin italian në këto ditë paqartësish. Pas rastit të pozitivitetit të gjetur tek Torino të mërkurën, një tjetër goditje për ata që shpresojnë të përfundojnë sezonin.

Artikulli i mëparshëmA ja vlen gjurmimi i COVID-19 nëpërmjet smartphone-it tuaj? Këto janë dilemat e studiuesve
Artikulli i radhësGjykata Europiane njohu skemën e re për pronat. Ish-pronarët: “Vendim zhgënjyes”