Studimet e fundit kanë treguar se të lexuarit është një nga format më të mira për të ndihmuar shëndetin mendor dhe jo vetëm, ndihmon në artikulim më të qartë dhe dhuron copëza informacioni që mbeten gjatë në mendje. Por shpesh hasim përgjigje të ndryshme përsa i përket studimit dhe leximit, përdisa është e vështirë të përqëdnrohen në studime e për disa është mënyra më e mirë për të kaluar kohën. Në një artikull të fundit pedagogia Xhoi Jakaj rendit arsyet e dobisë së leximit :
“A ka “gjeni” në botë që lindin të tillë dhe truri tyre funksionon pa librin, studimet dhe të lexuarin?! “ thotë ajo. Pikërisht këto rreshta hapin një temë diskutimi për lidhjen midis gjenetikës dhe impenjimit në lexim e studime Të ftuar në emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv pedagogia Xhoi Jakaj u shpreh se puna dhe të lexuarit është ajo që ta zhvillon më tej inteligjencën.
Edhe për sociologun Gëzim Tushi vetëm puna sistemike dhe studimi gjatë gjithë kohës ndikojnë maksimimalisht në zhvillimin intelektual të gjithësecilit:
‘Raporti midis trashëgimisë së geneve, është e vërtetë që ato kanë një rëndësi shumë të madhe, janë një aset që njeriu mund ta ketë të trashëguar. mund ta ketë të fituar sepsë këtu është debate që bëhet sot, një njeri mund të jetë i shquar nëqoftëse disa predispozita mund ti ketë të trashëguara në ADN e tij mund ti zhvillojë, e rëndësihme është që njeriu ti zhvillojë këto gjëra, këto predispozita dhe në këtë rast është puna, studimi sistematik” tha ai.
Ndërsa theksoi se gjithmonë e më shumë njohuritë që kërkojnë sidomos të rinjtë lidhen vetëm me tregun e punës dhe kërkesat që ka ai:
“Një pjesë e madhe e leximeve ose e studimeve ose e specializimeve janë të lidhura më kërkesatt e tregut të punës. Ne jemi në një shoqëri që ka një treg pune të caktuar dhe njerëzit orientohen ose marrin njohuri në përputhje me kërkesat e tregut të punës, sepse nëse nuk përshatesh me të kjo nuk të favorizon.