32-vjeçari Babis Anagnostopoulos para se të arrestohej nga policia e cila shkoi me urgjencë me helikopter për ta marrë, ishte në varreza bashkë me familjarët e gruas së tij të ndjerë, për të bërë nderimet e caktuara.
Përpara se të largohej sot piloti 32-vjeçar i ka thënë vjehrrës së tij duke e informuar për zhvillimet e fundit se do të identifikojë një të dyshuar
Mediat greke kanë publikuar një foto ku shihet ai duke përqafuar vjehrrën e tij, nënën e të pafajshmes, 20-vjeçares Caroline Krautz.