“Ka pjesën e vet aty”, gazetari i njohur bën deklaratën e fortë: Bashës i intereson të jetë numri dy, sepse përfiton nga tepsia e Ramës

0
“Ka pjesën e vet aty”, gazetari i njohur bën

Gazetai Ylli Rakipi në lidhjet me situatën politike në Shqipëri, tha se Rama e do me kaq ngulm pushtetin se ka interesat e tij, që nuk janë vetëm në të mirën e popullit.

Lidhur me rikonfirmimin e Bashës në krye të PD, Rakipi tha të njëjtën gjë, që ai e do siç e do Rama pushtetin, pasi duke qenë numri dy, pra shefi i opozitës, përfiton nga pushteti.

Ylli Rakipi tha se në tepsinë e Ramës, Basha ka pjesën e tij.

Pjesë nga biseda:

Çani: Pse e do kaq shumë Rama mandatin e tretë dhe për çfarë e do?

Rakipi: E do me aq ngulm sa e kërkoi, fakti që e kërkoi ashtu, kuptohet për çfarë e do, ka interesat e tij.

Çani: Po Basha pse e kërkon dhe e do me kaq ngulm të jetë numri dy?

Rakipi: Po sepse nuk është gjë e vogël të jesh numri dy, edhe pse nuk ke poste qeveritare apo pushtet, përfiton nga pushteti. Basha përfiton nga tepsia e pushtetit, i intereson të jetë numri dy. Ka shumë interesa aty. Mos kujtoni se është i ndarë Basha nga kjo tepsi jo, ka pjesën e tij aty.

Artikulli i mëparshëmSekuestrimi i 300 kg kokainë në portin e Durrësit, Artan Hoxha zbulon detajet e rëndësishme, tregon çfarë ka ndodhur 5 ditë më parë: Mund të themi me siguri të plotë që…
Artikulli i radhësE toleron Rama mendimin ndryshe? Linda vihet në ‘siklet’, dhe i shmanget përgjigjes: Pse i doni ju gazetarët debatet?