Panik në mes të kryeqytetit/ Emigranti me “shpatë” kërcënon policët, e qëllojnë me armë

0
Panik në mes të kryeqytetit/ Emigranti me "shpatë"

Një moment paniku është regjistruar pasditen e së shtunës në Romë, ku policia qëlloi ndaj një 44-vjeçari ganez që kërcënonte efektivët me një thikë të madhe në dorë.

Ganezi nuk shkaktoi të lënduar, por ishte agresiv dhe refuzonte të hidhte thikën në tokë. Ai u paralajmërua nga policia, por i kërcënoi agjentët, të cilët u detyruan ta qëllonin me armë për ta neutralizuar.

44-vjeçari me precedentë të mëparshëm penal u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli i mëparshëm“Jeni akuzuar nga opozita për zgjedhje të korruptuara?”, Rama i përgjigjet gazetares së njohur franceze
Artikulli i radhësShtëpia ‘e ferrit’ del në shitje me çmimin “marramendës”, 16 oferta në 24 orët e para, paralajmërimi: Mos e hapni frigoriferin