Vegjetarianët dhe veganët kanë më pak rrezik të preken rëndë nga Covid-19

    0

    Sipas një studimi të fundit, njerëzit që konsumojnë një dietë të bazuar në bimë (perime, drithera, etj) si vegjetarianët dhe veganët, kanë më pak rrezik të preken rëndë nga Covid-19.

    Gjetjet e botuara në revistën BMJ Nutrition, Prevention and Health, ka treguar se vegjetarianët kanë 73 përqind më pak gjasa të preken nga koronavirusi ndërsa konsumuesit e vetëdeklaruar te peshkut kishin 59 përqind më pak të ngjarë të sëmuren sesa ata që hanë mish të kuq dhe të bardhë. Studimiqyrtoi të dhënat nga punonjësit e kujdesit shëndetësor në gjashtë vende.
    Dietat me pak karbohidrate dhe proteina të larta duket se janë të lidhura me një shans në rritje të prekjes nga një sëmundje e moderuar deri e rëndë.

    Studimi përbëhej nga një pyetësor i bazuar në internet duke synuar marrëdhëniet midis sëmundjes dhe dietës. Sondazhet treguan se 2,300 njerëz që nuk kishin pasur virus dhe 568 që kishin.
    Midis atyre që ishin prekur nga Covid-19, 138 raportuan simptoma mesatare deri të rënda ndërsa 430 thanë se kishin pësuar vetëm një formë të lehtë ose shumë të lehtë të sëmundjes. Pjesëmarrësve u kërkua të marrin në konsideratë dietën që kishin gjatë vitit para Covid-19.
    Ndër 568 të anketuar që raportuan se kishin qenë më parë të sëmurë, vetëm 41 thanë se kishin ndjekur një dietë me bazë bimore ndërsa vetëm 46 ishin sëmurë pasi kishin ndjekur një dietë bimore.
    Autorët, të udhëhequr nga një ekip nutricionistësh në SHBA, shkruajnë: “Në gjashtë vende, dietat me bazë bimore shoqëroheshin me shanse më të ulëta për të kaluar Covid-19 rëndë.Këto modele diete mund të konsiderohen për mbrojtje kundër Covid-19 të rëndë.

    Gunter Kuhnle, profesor i të ushqyerit dhe shkencës së ushqimit në Universitetin e Reading, tha: “Që nga fillimi i pandemisë, ka pasur shumë spekulime në lidhje me ndikimin e dietës në rrezikun e sëmundjes. Ky studim përpiqet t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, por ka një numër kufizimesh që duhet të merren parasysh: Studimi u mbështet plotësisht në vetë-raportimin, dhe shumë të dhëna kanë treguar që marrja e vetë-raportuar e dietës është e pabesueshme”

    Profesori Francois Balloux i Institutit të Gjenetikës UCL tha se studimi raporton se mjekët që hanë dieta bimore priren të jenë në rrezik dukshëm më të ulët për të shfaqur simptoma të rënda Covid-19 pas infeksionit.

    “Madhësia e mostrës është e mirë dhe analizat duken të kryera me kompetencë.  Mund të kërkohet një vlerësim i mëtejshëm për të konfirmuar një lidhje të drejtpërdrejtë, shkakore midis dietës dhe ashpërsisë së sëmundjes Covid-19. Në të vërtetë, variablat e pa llogaritur të jetesës, të ndërlidhura me dietën mund të ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm të subjekteve të studimit, dhe kështu sa mirë ata e përballuan infeksionin Covid-19,” shton eksperti.

    Një dietë vegane përmban vetëm bimë të tilla si perime, drithëra, arra dhe fruta dhe ushqime të bëra nga bimë.  Veganët nuk hanë ushqime që vijnë nga kafshët, përfshirë produktet e qumështit dhe vezët.

    Artikulli i mëparshëm“Më trego si do të jetë jeta ime…” Fallxhoret, moda që nuk vdes kurrë
    Artikulli i radhësU la në burg pas akuzave për korrupsion, nuk kanë fund telashet për prokurorin e njohur, KLP pritet të marrë një tjetër vendim urgjent