Astronomi i njohur flet për spiralen në qiell që tmerroi banorët: Ja çfarë lëshoi raketa kineze!

0
Astronomi i njohur flet për spiralen në qiell që tmerroi

Një spirale e çuditshme u shfaq në qiell mbi oqeanin Paqësor më 8 qershor dhe trembi banorët, me disa që e krahasuan atë edhe me pamjet nga një film i njohur amerikan. Megjithatë, astronomi i njohur Jonathan McDowell nuk iu duk një pamje e çuditshme, duke zbuluar se ishte karburant i lëshuar nga raketa kineze Long March 2C që nisi të njëjtën ditë.

“Spiralja ndodh kur raketa shfryn karburantin e saj. Spiralja qëndron e përsosur për qindra milje sepse nuk ka ajër për të prishur formën – kjo është arsyeja pse na duket e habitshme, ne nuk jemi mësuar të shohim gjeometri kaq perfekte sepse në Tokë ka gjithmonë erëra ose fërkim për të shtrembëruar gjërat”, tha ai.

Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë spiralen që zgjerohet në madhësi për disa sekonda dhe pastaj thjesht zhduket në qiellin e natës.

Astronomi i njohur flet për spiralen në qiell që tmerroi
Artikulli i mëparshëmNuk ndalet Sali Berisha/ Tjetër mesazh të koduar demokratëve!
Artikulli i radhësPlas në ‘Top Channel’/ Rezart Veleshnja ‘thumbon’ hapur moderatoren e njohur: Është koha e anti-vlerave!