Numri i njerëzve të zhdukur pas shembjes së një ndërtese 12-katëshe në qytetin amerikan të Miami është rritur në 159. Deri tani 4 persona janë zyrtarisht viktimat.
Kryebashkiaku i Miami thotë se ata kanë “ende shpresë” për të gjetur të mbijetuar. Ekipet e kërkimit që punojnë gjatë gjithë kohës dhe kanë raportuar se kanë dëgjuar njerëz duke goditur nën rrënoja.
Ajo që e bëri ndërtesën 40-vjeçare të shembet në orët e para të mëngjesit të enjtes mbetet e paqartë. Deri tani dihet se në ndërtesë banonin 102 persona, por është e paqartë sa ishin brenda saj në momentin kur u shemb.
Ekipet kanë hapur një tunel nga një parkim nëntokësor makinash poshtë ndërtesës në përpjekje për të arritur te viktimat.
Shumica e banorëve besohet se kanë qenë në gjumë kur ndodhi shembja ndodhi rreth orës 01:00. Shiu i vazhdueshëm po vështirëson punën e për ekipet e kërkim-shpëtimit.