Disa orë pasi në mediat sociale u shpërndanë me shpejtësi fotot e saja duke u puthur me ministrin e Shëndetësisë, Matt Hancock, sekretarja Gina Coladangelo është fotografuar duke u larguar nga vila e saj luksoze.
Nga fotot e publikuara nga mediat britanike vihet re se më pas, 43-vjeçarja largohet me makinën 70 mijë paund “Audi Q7”, nga shtëpia luksoze prej 3.6 milionë paund.
Ajo u largua pa bashkëshortin e saj milioner dhe themeluesin e “Oliver Bonas”, Oliver Tress. Por para se Gina të largohej, është parë teksa komunikonte me 54-vjeçarin. Sipas “The Sun”, ajo nuk është kthyer në pronën e saj në Londrën jugperëndimore.
Gjithashtu babai i saj 70-vjeçar, Rino Coladangelo, CEO i firmës ndërkombëtare farmaceutike Rephine, ka folur me të. Nga ana tjetër, fqinjët e habitur nga kjo histori e kanë përshkruar Ginan si “të mrekullueshme”.
Ndërkohë kujtojmë se ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock ka reaguar pas fotografive ku shfaqet teksa shkëmben puthje pasionante me sekretaren e tij Gina Coladangelo.
Matt Hanckock pranoi se “ka shkelur rregullat e distancës sociale”, por nuk i ka kërkuar ndjesë bashkëshortes së tij Martha Hoyer Millar, me të cilën është i martuar prej 15 vitesh dhe e ka tradhtuar me sekretaren.