Komentatori Kosta Grillo ka bërë një denoncim në polici ndaj ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçit.
Grillo akuzon Gëllçin se e ka kërcënuar me jetë përmes njerëzve të tij.
Dihet tashmë publikisht konflikti midis komentatorit sportiv dhe ish-drejtorit të RTSH-së, pasi ky i fundit e shkarkoi papritur nga puna.
Burime për Fjala. Bëjnë me dije se Grillo ka bërë një denoncim zyrtar në policinë e shtetit (oficeres së policisë z.Zhuliana Bregu) ndaj Gëllçit dhe rrethit të tij për shkak se ka marrë një telefonatë kërcënuese duke iu kërkuar që të mos publikojë më shkrime dhe fakte ndaj ish-drejtorit të RTSH-së.
Duket qartë që përplasja midis 2 personazheve të këtij konflikti do të përfundojë në dyert e prokurorisë.