Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në Lamia të Greqisë, ku një burr ka gjetur një gjarpër në lavamanin e tualetit të shtëpisë së tij. Lajmi në fjalë është bërë me dije nga mediat e huaja, ndërsa raportohet se gjarpri ishte më i madh se 1 metër i gjatë.
Pavarësisht “tronditjes fillestare”, burri gjeti qetësinë e tij dhe telefonoi Departamentin e Zjarrfikësve, i cili mbërriti me pajisjet e duhura në mënyrë që të largonte “vizitorin e paftuar”.