Gjykata e Tiranës shqyrtoi sot padinë e djalit të ish-Kryministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, kundrejt kreut të grupit parlametnar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Shkëlzen Berisha i është drejtuar me një kërkesë padi, gjykatës së Tiranës ku akuzon për shpifje numrin dy të PS, Taulant Balla. Në padinë e tij djali i ish-kryeministrit kërkon ndaj të paditurit të dëmshpërblejë dëmin jo pasuror të shkaktuar paditësit nga deklarata e tij shpifëse dhe fyese, thuhet në kërkesë padi.
Siç u njoftua trupi gjykues vendosi që çështja të shqyrtohet më 14 shtator ora 14:00, ndërsa për djalin e ish kryeministrit, gjykata caktoi ekspertë psikologë për të intervistuar Shkëlzen Berishën, lidhur me dëmet psikologjike të shkaktuara nga këto deklarata.