Një grua me iniciale B.M., është arrestuar sot nga Policia e Sarandës, pasi u kap duke trafikuar qenie njerëzore.
50-vjeçarja tentoi të trafikojë një të mitur, por falë ndërhyrjes së policisë është arrestuar. Djali i mitur që po tentohej të trafikohej ishte R.T., 12 vjeç, të cilin familja e kërkonte prej dy ditësh.
Njoftimi i policisë
Policia e Sarandës ka bërë të mundur arrestimin e 50-vjeçares B.M, banuese në lagjen nr.1 në qytetin bregdetar.
Ajo është kapur duke trafikuar shtetasin e mitur, 12 vjeç, nxënës në klasën e gjashtë, nga Bathorja e Tiranës.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për hetime të mëtejshme.