Një situatë aspak e mirë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në sheshin ‘Skënderbej’ në kryeqytet, ku fill pas mbarimit të përballjes mes Italisë dhe Spanjës në kuadër të gjysmëfinaleve të EURO 2020, disa të rinj shihen teksa përleshen dhunshëm me njëri – tjetrin, ku përveç grushteve nuk kanë munguar as goditjet me sende të forta.
Nga pamjet mund të shihet një grumbull të rinjsh që zihen në minutat e fundit të ndeshjes, teksa ishin duke u ekzekutuar penalltitë e fundit dhe fituese ishte Italia.
Në video shihen disa të rinj që zihen keq me njëri-tjetrin ndërsa njëri prej tyre kap edhe stolin e drurit për t’i gjuajtur dikujt, ndërsa disa vajza ndërhynë për t’i ndarë. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më pas me personat e përfshirë në këtë sherr masiv, nëse janë shoqëruar në komisariat, apo nëse gjithçka është shuar aty për aty.
Për më tepër shikoni videon e mëposhtme: