Laurent Simons, “mrekullia belge” e fëmijës tashmë i njohur prej vitesh për inteligjencën e tij shumë të lartë (IQ 145, maksimumi), u diplomua në moshën 11 vjeç në fizikë në Universitetin e Antëerpen. Sipas mediave të ndryshme lokale, i diplomuari shumë i ri i përfundoi studimet në vetëm një vit.
Fëmija ishte tashmë pranë diplomimit disa vjet më parë, në Eindhoven, Hollandë, por nuk i përfundoi studimet pas një mosmarrëveshjeje me universitetin. Ndryshe nga atëherë së fundi ai i ka përfunduar me sukses studimet e tij në Antwerpen, duke marrë edhe titullin më të lartë.
Gjatë vitit të ardhshëm akademik, Laurent Simons gjithashtu do të ndjekë zyrtarisht programin master, për të cilin ai tashmë ka marrë disa kurse, dhe më pas synon të ndërmarrë një doktoraturë.