Mëngjesin e sotëm Presidenti i Haitit, Jovonel Moise, mbeti i vrarë brenda banesës së tij, nga ku mbeti e plagosur rëndë edhe bashkëshortja e tij, Zonja e Parë Martine Moise.
Së fundmi ka reaguar edhe presidenti i SHBA-ve, ku dënon rëndë këtë ngjarje dhe se ky është një akt i neveritshëm.
Gjatë fjalës së tij, Biden i uron shërim sa më të shpejtë Zonjës së Parë së Haitit
“Aktualisht jemi në pritje të informacioneve shtesë, por një gjë mund ta them me siguri: Ky akt është shumë shqetësues për shtetin e Haitit. Ne jemi të tronditur dhe të trishtuar për këtë atentat të tmerrshëm, në të cilën mbeti e plagosur rëndë dhe Zonja e Parë Martine Moise.
Ne e dënojmë këtë akt të neveritshëm dhe i uroj urimet më të sinqerta Zonjës së Parë për një shërim sa më të shpejtë. SHBA-të janë të gatshme të ndihmojnë për një Haiti të sigurt”, tha Biden.