Një skemë tmerri ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure në Zografou të Greqisë ku një 54 vjeçar qëlloi me thikë kalimtarët në rrugë duke lënë 4 të plagosur. Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit kur autori, i cili ishte arratisur nga spitali Psikiatrik sulmon njerëzit me thikë.
Kamera tregon autorin e krimit 54-vjeçar që i afrohet pronarit të një furre buke dhe e godet atë në shpinë. I plagosuri bie përtokë, megjithatë 54-vjeçari nuk frikësohet dhe vazhdon ta sulmojë atë. Miku i pronarit që ishte në vendin e ngjarjes habitet dhe përpiqet të ndalojë autorin, por më pas edhe ai sulmohet.
Kur pronari i furrës arrin të ngrihet në këmbë dhe përpiqet të largohet, 54-vjeçari shihet duke ecur i qetë, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Ai plagosi katër persona, përfshirë një 17-vjeçar, para se të telefononte policinë. “Eja, unë kam goditur njerëzit me thikë dhe do të bëj vetëvrasje” i tha ai policisë, të cilët nxituan duke e arrestuar.