KPK shkarkon gjyqtaren e njohur të Apelit të Tiranës/ Zegjine Sollaku gruaja e ish-kryeprokurorit

0
KPK merr vendimin për gjyqtaren e njohur të Apelit të

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Tiranë, Zegjine Sollaku.Vendimin e shpalli sot në seancë kryesuesja e trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Xhensila Pine.

Gjatë seancës dëgjimore u evidentuan pasaktësi në deklarime dhe mungesa burimesh financiare në vlerën totale 7 milionë lekë. Sipas raportit të Komisionit, bashkëshortët Zegjine dhe Theodhori Sollaku, kanë në pronësi 8 apartamente, te verifikuara nga hetimi administrativ, disa garazhe, si dhe dy makina.

Hetimi administrativ për Zegjine Sollakun u krye nga trupa gjykuese që kryesohet nga Xhensila Pine, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Ciardi.

Gjyqtarja Sollaku mbrohej nga bashkëshorti i saj, ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, i cili në cilësinë e avokatit, gjatë seancës dëgjimore, kundërshtoi gjetjen e komisionit. Ai tha se, sikurse ka rezultuar edhe nga hetimi administrativ, të gjitha transaksionet financiare janë kryer nga ana e tij, ndërsa shtoi se e shoqja gjyqtare kishte qenë gjithmonë e fokusuar te detyra.

Artikulli i mëparshëmNdahet parakohe nga jeta shkencëtarja që kreu hulumtimet për vaksinën Sinovac, dalin dyshimet e forta
Artikulli i radhësSpartak Ngjela zbulon detajet: Kryebashkiaku i Lushnjes nuk është arrestuar vetëm për shpërdorim detyre, ja çfarë po kërkon SPAK