Kërcënohet drejtori gjerman i Tirana International Airport

0

Drejtori gjerman i Tirana International Airport është kërcënuar pasi një i ri e ka qëlluar me gurë teksa po lëvizte me makinë.

Ngjarja ka ndodhur dje në mëngjes në rrugën ”Dritan Hoxha” në Tiranë pasi Alvensleben ishte në makinë me shoferin e tij.

Costandin Con Alvensleben ka kryer dje kallëzimin dhe nga kamerat e sigurisë ka dalë që agresori ishte një i ri me kapuç në kokë dhe me bluzë sportive.

Ndërkohë Policia po punon për të identifikuar dhe kapuar autorin. Costandin Con Alvensleben është gjermani që prej 1 viti është drejtor i përgjithshëm i TIA teksa zëvendësoi Rolf Castro pas grabitjes së 9 prillit të 2019. Ai po ashtu është edhe kryetari i ri i Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri

Artikulli i mëparshëmItalia kalon shifrë e 30 mijë viktimave nga COVID-19. Mbi 200 mijë të infektuar
Artikulli i radhësKonfirmohet/ OBSH: Tregu i Wuhan ka luajtur rol në përhapjen e COVID-19, duhet hetuar më tej