Mbi 53 gradë celsius, tjetër valë e të nxehtit ekstrem po përvëlon Amerikën

0

Perëndimi i Amerikës është goditur nga një i nxehtë përvëlues, me termometrin që ka shënuar mbi 53 gradë celcius.

Për pasojë, vendi më i nxehtë në botë, Lugina e Vdekjes, iu afrohet temperaturës më të lartë të regjistruar ndonjëherë. Lugina e Vdekjes përjetoi 134 gradë në vitin 1913 dhe asnjë stacion moti rekord nuk ka dokumentuar një temperaturë më të lartë në tokë.

Kjo është vala e dytë e motit ekstrem, që godet rajonin brenda pak javësh. Zjarri më i madh deri më tani këtë vit në Kaliforni, përgjatë kufirit me Nevada, është zgjeruar me 348,4 km katrorë tokë.

Ndërsa në Oregon, 582.4 kilometra katrorë të Pyjeve Kombëtare të vendit, u shkatërruan. Gati 30 milionë njerëz u këshilluan të kenë kujdes, teksa temperaturat janë 10 deri 20 gradë mbi mesataren.

Artikulli i mëparshëmDhuna e policëve të Veliaj/ PD: Sjellje shtazarake ndaj atyre që luftojnë për bukën e gojës
Artikulli i radhësKokaina në Portin e Durrësit, policia: Arrestohet menaxheri i firmës, në kërkim vëllai i tij administrator