Rama e zhvesh Metën nga çdo kompetencë/ I dorëzon vetë flamurin, ekipit olimpik

0

Shqipëria ka përcjellë me një ceremoni të vëçantë ekipin që do të marrë pjesë në Lojrat Olimpike “Tokyo 2020”. Por ndryshe nga herët e kaluara, ceremoninë nuk e ka organizuar Presidenti i Republikës, por kryeministri i vendit.

Gjithmonë në rast të lojërave olimpike, dimërore apo verore, rinore apo për persona me aftësi të veçanta ka qenë presidenti që ka dorëzuar flamurin. Edi Rama bëhet i pari që e thyen këtë traditë.

Nuk dihen ende detaje se si protokolli i shtetit që rakordon ceremonitë e ka shmangur kreun e shtetit nga kjo e drejtë. Ndoshta, një rol të rëndësishëm në këtë truk ka pasur edhe kreu i ri i KOKSH, Fidel Ylli që është ende deputet i PS-së.

Më poshtë janë foto nga ceremoni të zhvilluara në të kaluarën nga Presidentët Ilir Meta, Bujar Nishani dhe Bamir Topi duke dorëzuar flamurin kombëtar te ekipi olimpik në vite të ndryshme.Madje edhe në Kosovë këtë ceremoni e ka organizuar presidentja Vjosa Osmani.

Artikulli i mëparshëmDetaje të reja nga vrasja me thikë e shqiptarit në Mykonos të Greqisë
Artikulli i radhësSerie A, prezanton kalendarin 2021/22: start i vështirë për Milan, derbi i Italisë në javën e 9