Shoqëruesi i ambasadores ndërhyn me urgjencë, ja çfarë ndodhi para se të fillonte deklaratën Yuri Kim (VIDEO)

0
Shoqëruesi i ambasadores ndërhyn me urgjencë, ja

E pranishme në pikën kufitare të Qafë Thanës, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka theksuar edhe njëherë mbështetjen e Amerikës për vendin tonë. Në pikën kufitare të Qafë Thanës u mbajt sot një ceremoni për bashkëpunimin rajonal, ku USAID dha 100 mijë dollarë për pajisje për doganierët shqiptarë dhe ata të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në fjalën e saj, Kim u shpreh se ndihma e SHBA, po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurt.

Por çfarë u vu re para se Kim të mbante fjalimin?

Ndonëse e kaloi koronavirusin në muajin shkurt,, Yuri Kim shfaqet tepër e kujdesshme për të respektuar të gjitha protokollet kundër pandemisë.

Në video shfaqet shoqëruesi i diplomates amerikane, i cili fshin podiumin me alkool dhe ndërron mikrofonin përpara se ambasadorja të mbante fjalën përshëndetëse.

Artikulli i mëparshëmPlas keq në Kryesinë e PD-së, zbardhet sherri i Edmond Spahos me Gazment Bardhin: Si e shpjegon t’i këtë? (REPLIKAT)
Artikulli i radhësGreen Coast në Palasë, qeveria zgjat edhe me 10 vite shfrytëzimin e plazhit, rishikohet sipërfaqja