Zyrtarja e lartë e Shëndetësisë paralajmëron: Këta njerëz po preken më shumë nga përhapja e koronavirusit

    0
    Zyrtarja e lartë e Shëndetësisë paralajmëron: Kujdes

    Drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Dr. Rochelle Ëalensky tha se përhapja e rasteve me COVID-19 në SHBA po ndodh kryesisht në mesin e popullatës së pavaksinuar.

    Duke folur gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Dr. Ëalensky tha se rastet e Covid-19 në Shtetet e Bashkuara janë rritur rreth 70% gjatë javës së fundit, shtrimet në spital janë rritur 36% dhe vdekjet u rritën me 26%.

    Ajo theksoi se pothuajse të gjitha shtrimet në spital dhe vdekjet po ndodhin ne mesin e personave të pavaksinuar, raportojnë mediat amerikane.

    Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, Jeff Zients gjithashtu nënvizoi se pandemia po “kërcënon kryesisht njerëzit e pavaksinuar”.

    Ai tha se administrata e Presidentit Biden pret që rastet të rriten në javët ardhshme për shkak të përhapjes së koronavirusit në komunitetet me nivele të ulëta vaksinimi.

    Katër shtete përbënin 40% të rasteve të reja në të gjithë vendin javën e kaluar, ku një në pesë raste ishin me origjinë nga shteti i Floridës.

    Por, zoti Zients vuri në dukje se ka shenja se rastet në rritje po nxisin më shumë njerëz në ato komunitete të kërkojnë vaksinim, me një ritëm më të shpejtë se mesatarja në nivel kombëtar.

    Artikulli i mëparshëmVrasja e shqiptarit në Mykonos, mediat greke zbulojnë detajet e reja, çfarë ndodhi ditën e ngjarjes
    Artikulli i radhësOrganet që dëmtohen rëndë nga Covid tek rinjtë, studimi i fundit tregon komplikacionet e mëdha