Aksidentet e muajit qershor 2021 shkaktuan një sërë viktimash, ku më tragjikja ishte ngjarja e “Kripës”, ku u shua një familje me 4 anëtarë. E gjithë shoqëria u bë bashkë duke kërkuar reagim ndaj kamikazëve në timon, por teksa ditët kalojnë edhe mesazhi u harrua. Por gazetari Blendi Fevziu në kulmin e sezonit turistik ka publikuar një video-mesazh sensibilizues ku iu kërkon qytetarëve që të mos përdorin alkool kur ngasin makinën.
“Unë jam Blendi Fevziu dhe jam këtu për të dhënë kontributin tim për sigurinë rrugore. Ju e dini që aksidentet rrugore shkaktohen në masën më të madhe nga përdorimi i alkoolit. Kurseni jetën tuaj dhe të të afërmve tuaj dhe çdo qytetari duke mos pirë alkool. Nëse keni pirë, përdorni taksinë ose merrni një të afërm, por mos lejoni askënd që është i dehur që të përdorë makinën. Shpëto jetë.”-thotë gazetari.