Trashëgimtarja e ‘Trop Channel’, Sara Hoxha është rikthyer në Instagram për të postuar një galeri me foto nga udhëtimi i saj i fundit së bashku me Ledionin dhe dy djemtë, London Noorin dhe Romeon.
Sara tregon se ajo i merr fëmijët në çdo udhëtim, ashtu siç bënin prindërit e saj. Falë kësaj tradite ajo ka parë botën dhe uron që edhe London dhe Romeo ta shohin.
“Një nga kujtimet e preferuara nga fëmijëria është se prindërit e mi na merrnin me vete kudo, pavarësisht moshës. Unë kam udhëtuar botën dhe shpresoj fëmijët e mi të bëjnë të njëjtën gjë”, shkruan Sara.