Përsëritet historia në Greqi, shkoi me pushime dhe gjendet e vdekur disa orë më vonë, i dashuri i saj zhduket

0
Përsëritet historia në Greqi, shkoi me pushime dhe gjendet e

Nuk gjen paqe Greqia nga krimet që po pasojnë njëri-tjetrin në mënyrë të shpeshtë. Ngjarja e tre muajve më parë në Glyka Nera, duket se është përsëritur pasi një 26-vjeçare u gjend ditën e sotme e vdekur në breg të detit në Folegandros.

Protothema raporton se 26-vjeçarja, Garyfalia, kishte shkuar për pushime me të dashurin e saj në Folegandros, por fatkeqësisht kjo përfundoi në tragjedi . E reja është gjendur e vdekur në breg të detit mbrëmjen e djeshme,  ndërkohë që për të dashurin e saj nuk ka akoma asnjë të dhënë. 

Familjarët e Garyfalias, janë në gjendje shoku, pasi nuk kanë asnjë ide çfarë mund të ketë ndodhur me vajzën e tyre dhe po presin një përgjigje sa më të shpejtë nga autoritetet. Nga ana tjetër edhe familjarët e të dashurit të saj janë në ankth, pasi nuk ka asnjë shenjë jete as për djalin e tyre dhe shpesh dëgjohen skenare për aksident apo vrasje të dy të rinjve.

26-vjeçarja me origjinë nga Velo, Korinth ka studiuar për farmaci dhe kishte shkuar për pushime me të dashurin e saj, i cili është nga Vrachati, Korint. Disa dëshmitarë okularë kanë treguar rreth herëve të fundit kur e kanë parë vajzën dhe ajo ishte e vetme duke dalë nga makina me një çantë shpine dhe po priste një person në një zonë shkëmbore të plazhit.

Artikulli i mëparshëmTrashëgimtarja e ‘Top Channel’ ndan sekreti/ Po ndjek këtë traditë me fëmijët (FOTO)
Artikulli i radhësNuk iu shpëtuan dot paparacëve, aktori dhe moderatorja e njohur kapen ‘mat’ më momente intime në jahtin luksoz (FOTO)