Edith Harxhi dhe Arben Ristani u përjashtuan, por kush është italiani i njohur që do të jetë pjesë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike

0
Edith Harxhi dhe Arben Ristani u përjashtuan, por kush është

Partia Demokratike ka publikuar listën me emrat e 300 anëtarëve që do të jenë në Këshillin Kombëtar për 4 vitet e ardhshme.

Në listë nuk është Edith Harxhi, e cila kandidoi për kryetare të PD në zgjedhjet e 13 qerhsorit. As Arben Ristani, ish sekretar i përgjithshëm i PD dhe pjesë e “grupimit për PD” nuk është pjesë e listës.

Por mes 300 emrave që u përzgjodhën anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është edhe një italian.

Ai është Roberto Caparrotta, italiani që prej vitesh jeton dhe aktivizohet në Shqipëri si politikan i së djathtës.

Caparrota ka mbërritur në vendin tonë si biznesmen, i mbështetur nga ish-Kryeministri Sali Berisha, ndërsa më pas ka kërcyer në politikë si këshilltar për sipërmarrjen i Lulzim Bashës.

“Mirënjohës dhe falenderues delegatëve që më votëbesuan. Ju premtoj se do vijoj me një angazhim serioz dhe dinjitoz”, shkroi italiani në rrjetet sociale.

Artikulli i mëparshëmKush është shqiptari që grabiti dhe më pas e vrau ish-menaxherin e bankës në Itali (FOTO)
Artikulli i radhësÇfarë po ndodh në Vlorë? Biznesmenët përplasen me policinë, disa të shoqëruar në komisariat