Politikanët grushtohen LIVE në emision, në fund i japin dorën njëri-tjetrit (VIDEO)

0
Politikanët grushtohen LIVE në emision, në fund i japin

Politikanët moldavë, Sergio Tofilat dhe Ghenadie Cosovan tronditën shikuesit me një përleshje gjatë një shfaqje televizive.

Tofilat, një ish këshilltar i presidentit Maja Sandu, rrëzoi Cosovan, një ish-zëvendës ministër i brendshëm dhe e kapi atë për qafë.

Një video e publikuar në mediat sociale tregoi sesi Cosovan fillimisht mbeti i palëvizshëm pas incidentit, transmeton Telegrafi.

Situata dyshohet se u përkeqësua pasi Tofilat fyeu Cosovan gjatë një diskutimi mbi situatën politike në Moldavi. Pastaj Cosovan i hodhi ujë në fytyrë Tofilatasit.

Më vonë, një foto u publikua në Facebook, ku shiheshin dy burra që qëndronin përsëri të qetë pranë njëri-tjetrit dhe shtrëngonin duart, por në prapavijë kishte ndihmësmjekë.

Rreth një javë e gjysmë më parë, moldavët zgjodhën një parlament të ri në të cilin partia pro-perëndimore e Sandu fitoi një shumicë absolute.

Artikulli i mëparshëmPublikohet studimi më i fundit mbi variantin Delta që po ‘bën kërdinë’, mjeku Alimehmeti: Çfarë u zbulua për personat të cilët e kanë kaluar COVID 19, përfshirë edhe të vaksinuarit
Artikulli i radhësGjendet e vrarë në rrethana misterioze vajza e zyrtarit të lartë, çfarë ndodhi me 27-vjeçaren pasi doli nga shtëpia