Gjendet e vrarë në rrethana misterioze vajza e zyrtarit të lartë, çfarë ndodhi me 27-vjeçaren pasi doli nga shtëpia

0
Gjendet e vrarë në rrethana misterioze vajza e zyrtarit të

Vajza e ish-ambasadorit të Pakistanit në Korenë e Jugut, Noor Mukadam u gjet e vrarë në një shtëpi në kryeqytetin Islamabad.

27-vjeçarja kishte humbur kontaktet me familjen e saj prej 24 orëve. E reja kishte dalë nga shtëpia me djalin e një biznesmeni të njohur në vend. “Ajo në fillim u qëllua, pastaj u ther”, tha një oficer policie.

Policia në Islamabad raportoi se djali që e shoqëroi Zahir Jaffer, është qytetar amerikan dhe kishte rezervuar një fluturim drejt SHBA të mërkurën, i cili u arrestua nga policia pasi ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e 27 vjeçares. Sipas raportimit të policisë, akti duket një vrasje me paramendim.

Artikulli i mëparshëmPolitikanët grushtohen LIVE në emision, në fund i japin dorën njëri-tjetrit (VIDEO)
Artikulli i radhësSa efektive janë vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca ndaj variantit Delta? Çfarë thotë studimi i ri