Sa efektive janë vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca ndaj variantit Delta? Çfarë thotë studimi i ri

    0
    Sa efektive janë vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca ndaj variantit Delta?

    Një studim i ri ka arritur në përfundimin se dy doza të vaksinës Pfizer ose AstraZeneca kundër Covid-19, janë po aq efektive ndaj variantit shumë të transmetueshëm Delta.

    Studimi i ri i botuar në Neë England Journal of Medicine, tregoi se vaksinat ishin shumë efektive kundër variantit Delta, por me kusht që çdo person i cili do vaksinohet, duhet t’i marrë të dyja dozat, shkruan Al Jazeera. 

    Gjithashtu, ky studim konfirmon gjetjet kryesore të dhëna nga Shëndeti Publik i Anglisë (PHE) në muajin maj në lidhje me efikasitetin e vaksinave COVID-19 të bëra nga Pfizer-BioNTech dhe Oxford-AstraZeneca bazuar në të dhënat e fundit.

    Sipas rezultateve, u pa se Pfizer ishte 88 përqind efektiv në parandalimin e sëmundjes simptomatike nga varianti Delta me të dyja dozat, krahasuar me 93.7 përqind kundrejt variantit Alpha.

    Ndërkohë, dy doza të vaksinës AstraZeneca ishin 67 për qind efektive kundër variantit Delta, nga 60 për qind e raportuar fillimisht, dhe 74.5 për qind e efektshme kundër variantit Alpha, krahasuar me një vlerësim origjinal të efektivitetit prej 66 për qind.

    Artikulli i mëparshëmGjendet e vrarë në rrethana misterioze vajza e zyrtarit të lartë, çfarë ndodhi me 27-vjeçaren pasi doli nga shtëpia
    Artikulli i radhësFOTOT: Dikur shiste syze në rrugët e Athinës, sot është “Perëndia greke” e NBA