Deklarata e bujshme e Haradinajt, paralajmëron zhvillime të reja politike: Ja çfarë do ndodhë shumë shpejt

0
Deklarata e bujshme e Haradinajt, paralajmëron zhvillime të reja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë. Në një intervistë për Dukagjini Tv, Haradinaj është shprehur se premtimet e Kurtit për dialog, reciprocitet dhe shumë çështje të tjera kanë dalë thjesht mashtrim.

“Populli i Kosovës do ta ketë të vështirë të qeveriset nga një qeveri e tillë. Kjo qeveri nuk do të zgjasë shumë”, tha ai.

Haradinaj më tej shtoi se me ardhjen e Kurtit në qeveri, Kosova ka patur rritje të importeve nga Serbia, që gjë të cilat, Kurti i kishte kundërshtuar më parë.

“Kurti ka premtuar se do ta rivendosë reciprocitetin, por e vërteta është se u rrit importi i mallrave nga Serbia”, tha ai.

Ai gjithashtu tha se ekonomia e Serbisë nuk ka patur kurrë një kryeministër më të mirë në Kosovë.

“Kurti po i bllokon bizneset dhe komunat tona. Paraja është bllokuar në Kosovë dhe komunat nuk po zhvillohen. Sipërmarrësit kosovarë do të kenë pasoja të mëdha në fund të këtij viti, derisa mallrat e Serbisë kanë vërshuar tregun tonë.”, shtoi Haradinaj.

Artikulli i mëparshëmRaporti final i OSBE/ODIHR për 25 prillin, reagon Celibashi: KQZ dëshmoi paanësi spartane. Është pranuar tashmë nga të gjithë faktorët politikë se…
Artikulli i radhësIshte e infektuar me variantin ‘Delta’, koronavirusi i merr jetën një 11-vjeçareje që vuante edhe nga një sëmundje e rrallë