Detajet/ Kokaina në kontenierët me banane e trafikuar nga njëjti grup që e zëvendësoi me oriz në 2019

0

Droga që u gjet në kontenierët me banane në pronësi të kompanisë “Alba exotic fruts”, gjatë muajit korrik, dyshohet se i përket të njëjtit grup kriminal që në qershor të vitit 2019 iu sekuestrua 137 kg kokainë, e cila përmes dorëzimit të kontrolluar u zëvendësua me oriz.

Pas veprimeve të kryera në terren hetuesit kanë konstatuar se vendit ku ishte fshehur kokaina, si dhe fakti që ajo ka ardhur nga Ekuadori, rrit dyshimet se bëhet fjalë për të njëjtën linjë trafiku.

Sipas hetuesve, përveç financimit të madh, trafikimi i kësaj sasie kokaine kërkon edhe kontakte të shpeshta dhe organizimin mes shitësve në Ekuador dhe blerësve në vendin tonë. Në të dyja rastet droga u gjet e fshehur në pjesën frigoriferike të kontenierit , ndërsa dërgesa ka rezultuar se është porositur nga kompani Alba Ekzotik Fruit, gjë e cila çoi Prokurorinë e Durrësit të shpall mos kompetencën.

Tashmë dosjet janë bashkuar në prokurorinë e posaçme dhe po hetohen në një të vetme, kjo për shkak se ka dyshime që në te dyja rastet trafiku është kryer nga e njëjta kompani. Megjithatë, hetuesit nuk kanë asgjë konkrete, për zbardhjen e emrave të tjerë të implikuar.

Kokaina e kapur në Durrës në 13 korrik ishte e ndarë në 14 pako, 8 prej të cilave me nga 1.1 kilogramë dhe 6 me nga 4 kilogramë, bashkë me paketimin. Sipas materialeve të referuara pakot ishin të mbështjella me natriban dhe ndryshe nga herët e tjera nuk kishin asnjë shenjë. Për këtë sasi pas veprimeve hetimore në pranga u vu administratori Bajron Gumeni, i cili do tërhiqte ngarkesën, ndërsa në kërkim u shpall pronari i kompanisë Eduart Dau.

Artikulli i mëparshëm“Kam demonë në kokë, duhet të mendoj për shëndetin”: Kampionia amerikane Biles rrëfen dramën që e nxorri nga Tokio
Artikulli i radhësJo vetëm filma, shumë shpejt në Netflix do të ketë edhe lojëra