Gazetari dhe analisti Andi Bushati ka ‘dekonspiruar’ deklaratën e sotme të ambasadores amerikane Juri Kim, duke treguar se e dinte se çfarë do thoshte, por jo ka shpejt.
Sipas Bushatit, deklarata e Yuri Kim nuk ishte një surprizë.
‘Mua vetë ma kishte thënë një rilindas i rangut të lartë se kjo do të ndodhte. Por ai më pati përcaktuar si datë fundin e gushtit’, shkruan Bushati në Facebook.
Postimi i plotë i Andi Bushatit:
Deklarata e Yuri Kim nuk ishte një surprizë. Mua vetë ma kishte thënë një rilindas i rangut të lartë se kjo do të ndodhte. Por ai më pati përcaktuar si datë fundin e gushtit. Ambasadorja u tregua me e devotshme se ç’e kishte imagjinuar ai.