Drejtori i Përgjithshëm i Facebook, Mark Zuckerberg njoftoi prezantimin e produktit të ardhshëm të gjigantit të mediave sociale, syzet inteligjente Ray-Ban.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Zuckerber, i cili përmes një telefonate zbuloi se pajisja është pjesë e një qëllimi shumë më të madh për të ndihmuar në ndërtimin e “metaverse”.
“Është një mjedis virtual. Ne mund të jemi të pranishëm me njerëzit në hapësirat dixhitale.
Syzet do të jenë një lojtar kryesor në krijimin e kësaj bote virtuale, por ndryshe nga pajisjet e mëparshme, Google Glass, Facebook planifikon të përdorë faktorin ikonik të formës së Ray-Ban, është shprehur Zuckerberg