Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec.
Një 24 vjeçare nga fshati Losnik i Pogradecit ka varur veten në haurin e lopës, aty ku kishte shkuar për të vizituar prindërit e saj.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. E reja ishte e martuar në Prrenjas, ndërkohe trupi është sjellë në morgun e Pogradecit.
Njoftimi i policise:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 01.08.2021, në mbrëmje, në fshatin Losnik, Pogradec, në banesë, është gjetur e vetëvarur shtetasja R. D., rreth 24 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.