Fqinja tregon vendin ku vdiq 60-vjeçari në Gjirokastër: Shkoi ta ndihmojë gruaja, por nuk ja doli

0
Fqinja tregon vendin ku vdiq 60-vjeçari në Gjirokastër: Shkoi

Fqinja e familjes Haxhiaj që sot humbi kryefamiljarin për shkak të zjarrit ka treguar mënyrën se si vdiq 60-vjeçari Andrea Haxhiaj. Në një lidhje LIVE, fqinja është shprehur se 60-vjeçari ka qenë në oborr të shtëpisë, dhe si pasojë e asfiksimit, ka rënë nga shkallët.

Sipas saj Haxhiaj, ai ka thirrur bashkëshorten që të shkojë ta ndihmojë, por kjo e fundit nu kia ka dalë dot dhe është plagosur edhe vetë gjithashtu.

“Kjo është zona ku ka rënë ai që vdiq, ajo që duket është shtëpia, ai ka qenë në shkallë dhe ra poshtë. Ra gruaja për ta ndihmuar sepse thërriste por nuk ia doli dot as ajo. Ajo u asfiksua, erdhën e mori ambulanca, është në spital në reanimacioni. Burri ra nga lartësia aty.”- shprehet ajo.

Artikulli i mëparshëmMesila Doda humb njeriun e shtrenjtë të familjes
Artikulli i radhësHumbi jetën mes flakëve në Gjirokastër, Rama shpreh ngushëllimet për familjarët e 64-vjeçarit