Aksidentoi me makinë dy policët, flet 71-vjeçari: Makina ime s’ka lëvizur nga vendi, shpresoj të bëhen mirë

0
Aksidentoi me makinë dy policët, flet 71-vjeçari: Makina ime

Shkëlzen Kraja, 71 vjeç është autor i aksidentit ku u plagosën dy punonjës te patrullës në Durrës ditën e sotme.

Ai ka zbardhur dinamikën e aksidentit i marrë ne pyetje nga prokurori i gatshëm në prokurorinë e qytetit.

Ndërkohë, 71-vjeçari në dëshmi ka thënë se ka qenë para banesës së tij ndërsa motori i ka prerë rrugën.

Dëshmia e plotë:

“Isha pranë banesës. Do kthehesha të fusja makinën në garazh. Nuk kam qenë me shpejtësi, madje isha ngadalësuar por motori që udhëtonte me shpejtësi më doli në korsinë time dhe është goditur me parakolp. Motori ka qenë me shpejtësi të lartë dhe pas përplasjes ka goditur edhe një makinë tjetër të parkuar. Makina ime s’ka lëvizur nga vendi. Shpresoj te bëhen mirë te dy punonjësit e policisë sa më shpejt. Jam prind vetë dhe më vjen shumë keq për të dy. Uroj të bëhen mirë të dy.”

Artikulli i mëparshëmSHBA kërkon për vendet që dëshirojnë të strehojnë refugjatët afganë, zbulimi i Reuters: Bisedime të fshehta me Shqipërinë dhe Kosovën
Artikulli i radhës“Në djall liria”, aktori i Hollywood shpërthen ndaj ndjekësve të tij në Instgram: Nëse nuk e mbani maskën jeni thjesht budallenj