Kreu i dyshuar i një karteli droge në Kolumbi u arrestua gjatë kohës që po martohej. Pamjet e publikuara në mediat ndërkombëtare tregojnë momentin kur oficerët e policisë bastisin ceremoninë që po mbahej në Antioquia, përpara se të shoqëronin Luis Daniel “Machete” Santana, para syve të shokuar të të afërmve të tij.
Santana dyshohet si personi përgjegjës për logjistikën dhe koordinator i klanit kolumbian Gulf. Pas arrestimit të tij, policia konfirmoi se kishte qenë nën shënjestrën e tyre që prej 2017-s.
Mediat lokale raportojnë se ai fshihej në rajonin malor të Antioquia dhe autoritetet përfituan nga mundësia për ta arrestuar në momentin që la vendin ku fshihej për t’u martuar.