Avokati Ylli Manjani ka bërë një koment lidhur me dorëheqjen e Najada Çomos nga posti i deputetes dhe largimin e Erion Braçes si zv-kryeministër.
Postimi i Manjanit
Edhe dorëheqjen ta lexon Ai. Personi që e jep nuk e lexon. Ose s’e ka dhënë por ja kanë hequr…
Kjo Najada, të paktën sa për sy e faqe ndaj atyre që u lypi votën, ta kishte deklaruar vetë heqjen dprë nga mandati.
Kështu e kërkon standarti në çdo marrëdhënie përfaqësimi.
Apo ç’e deshe?
Kaluam zgjedhjet, pa vari teneqen standartit moral.
Po të paktën ligjërisht duhet ta mësojë shoqja Najadë se rrefuzimi për të marrë mandatin duhet të bëhet në KQZ e jo në Krryeministri.
Nuk po hy pastaj të analizoj ndarjen e pushteteve, ku deputetët janë mbi qeverinë….
Nejse. Muhabet kot, por kot për muhabet.
Të paktën Erion Braçe e deklaroi vetë dorëheqjen.
#votimetdhemashtrimet