Nga Lufti Dervishi
Një foto e një çante Louis Vuitton me flamurin kombëtar e postuar sot nga Kryeministri ka marrë 21 mijë pëlqime, 1400 komente dhe 900 shpërndarje?!
Te pëlqimet krahas anëtarëve të qeverisë, spikasin kryebashkiake, por edhe Inspektoriati Shtetëror i Mbrojtjes Të erritorit, ambasada shqiptare Kanada, ambasada shqiptare Sofie, ambasada shqiptare Riad, konsullata e pergjithshme e nderit Finlande…
Meqë jemi në sezonin e gripit nuk mbesin pas me pëlqime as qendra shëndetësore Petrele, qendra shëndetësore 5 Tiranë dhe dhjetëra institucione që mesa duket kanë prioritet pëlqimet, komentet dhe shpërndarjen e postimeve të kryeministrit.
Nuk ja vlen të përmendësh këtu ushtrinë e ndjekësve fallco dhe patronazhisëve, por në këtë dehje servilizmi të shëmtuar duhen përmendur dy fakte për të zgjuar nga dalldia atë që dëshiron.about:blank
Çantat me flamuj të vendeve të ndryshme të botës përfshirë dhe të Shqipërisë u prodhuan në korrik 2018. Nuk patën fare sukses.
Louis Vuitton ka ndërruar jetë në 1892, 20 vjet para se flamuri ynë të ngrihej në Vlorë.
Më 1871 atelienë e tij dhe dyqanin në Paris ia rrafshuan revolucionarët e Komunës së Parisit.
Më 1992 LV ka hapur dyqan në Kinë dhe me 2003, në Moskë.
Dyqanin më të madh në rajon e ka në Beograd.
Babai i LV ishte…mullixhi, ndërsa vetë LV ka punuar që në moshën 14 vjeç si çirak.
Nga banesa e tij deri në Paris ku gjeti punën e parë iu desh të ecte 400 km në këmbë! (u largua nga familja se e keqtrajtonte njerka)
Por të kthehemi te çanta “patriotike” e cila ka çmimin 9900 euro! Ka njerëz në Shqipëri që e pëlqejnë këtë çantë se ua mban xhepi ta blejnë, mund të ketë edhe institucione qe kanë fonde dhe nuk e kanë problem ta porositin.
Pyetja është se çfarë kuptimi ka që kësaj foto i bëjnë like: PS Grmash , PS Mallakastër, PS Ndrq, PD Zejmen, PS Lushnjë, dhe PS Gjirokastër?!..
Megjithëse jam i bindur që PS Gjirokastër do e tërheqë pëlqimin sapo të marrë vesh çmimin’
Dhe të mendosh që sot është e shtunë, ditë pushimi!