Pas përfundimit të “Dancing with the Stars”, Elhaida Dani dhe Ledjan Agalliu kanë vendosur të largohen nga Shqipëria dhe të shijojnë kohë me njëri-tjetrin.
Destinacioni i çiftit të krijuar brenda një spektakli kërcimi është Krocia nga ku Elhaida ka ndarë foto në Instagram me njeriun e saj të zemres.
Pas publikimit të lidhjes së tyre, këngëtarja dhe balerini u përballen me shumë komente negative në rrjet.
Lediani u akuzua se u nda nga e dashura e tij dhe Elhaida u bë shkaku i kësaj ndarjeje.
Por, Lediani tha gjatë DWTS se ndjenja e tyre është reale si dhe theksoi se e shkuara e tij ka mbaruar.
Edhe Elhaida nga ana tjetër, deklaroi se nuk po shkel asnjë kdod moral, por po shijon dashurinë e saj për Ledianin.